Rreth nesh

Limousine Service është komania e parë dhe unike që operon ne Shqipëri. E krijuar ne Janar të 2016.

Kompania jonë zoteron të gjitha lejet dhe dokumentacionet përkatese sipas ligjit përkates per këtë kategori shërbimi. Me flotën tonë ju do të ndjeni komoditetin dhe privatësinë në takimet tuaja, por jo vetëm. Ne gjithashtu ofrojmë shërbimin tonë edhe për evente si Dasma, promocione, pritje në aeroport me stil dhe konfort maksimal me një shërbim të shpejtë cilësor dhe të sigurte. Drejtuesit e automjeteve flasin anglisht dhe italishit.  Ata jane profesionistë dhe të specializur sipas kërkesave dhe standarteve europiane. Kanë një uniformë unike dhe identifikuese per kompaninë të dizenjuar dhe të stiluar enkas për këtë sherbim. Shoferët tanë do ti dalloni nga etika, profesionalizmi dhe veshja  e vecantë me kapele doreza të bardha dhe kostum të qëndisur me dorë.

Për cdo rezervim  ne sigurojmë ruajtjen e të dhënave personale, informacionin dhe shpejtësine në pergjigje të kërkesave tuaja. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbim brënda dhe jashtë Tiranës.

Shërbimi  ynë  ështe 24h/7. Me vetëm një telefonatë apo rezervim online ju mund të relaksoheni duke ditur që një nga makinat tona do të jetë e gatshme t’ju presi në kohën që ju duhet me të gjithë konfortin maksimal që ky sherbim ofron. Ne jemi e vetmja kompani në shqipëri që operon me cmime reale dhe transparente.